Flash News

Kosova

Dështon sërish zgjedhja e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, Bejtja nuk merr asnjë votë. Deputetët votojnë raundin e dytë

Dështon sërish zgjedhja e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës,

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë Vjosa Osmanin si presidenten e ardhshme. Në raundin e parë të seancës se sotme pati shumë vota të pavlefshme, duke bërë që Vjosa Osmani të mos marrë dot 80 votat e nevojshme.

Në këtë raund Osmani mori 69 vota, ndërsa 12 fletë ishin të pavlefshme.

Duke qenë se ishte kuorum sipas legjislacionit të shtetit të Kosovës, i bie që të shkohet në raundin e dytë të votimit.

Ndërkohë kandidati tjetër Nasuf Bejtja nuk ka marrë asnjë votë dhe tani pritet se çfarë do të ndodhë në raundin e dytë

Të fundit