Flash News

Kosova

Dhunohet në qeli vrasësi i Liridona Ademajt

Dhunohet në qeli vrasësi i Liridona Ademajt

Granit Plava, autori që ekzekutoi Liridona Ademajn më 29 nëntor, është dhunuar nga të burgosurit në qelinë ku po mbahet.

Mediat e Kosovës kanë raportuar se për dhunën ndaj Plavës ka pasur edhe një reagim të menjëhershëm të drejtorit të Shërbimit Korrektues në Kosovë, Ismail Dibrani, i cili pranoi se disa të burgosur kanë tentuar ta godasin Granit Plavën, por stafi reagoi menjëherë duke shmangur përshkallëzimin e situatës.

Dibrani shton se gjithashtu kanë nisur hetimet pasi dyshohet se Granit Plava ka tentuar të kryejë vetëvrasje në ambientet e burgut.

“Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim por as tentim për vetëvarje. Rasti është parandaluar qysh në momentin kur ai ka tentuar ta dëmtojë batanijen”, ka thënë Dibrani.

Të dyshuarit kryesor për organizimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, nuk po qëndrojnë në të njëjtin burg. Të shtunën në mbrëmje u arrestua dhe i dyshuari i katërt që thuhet se ka siguruar armën e krimit.

Të fundit