Flash News

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti nuk merr pjesë në takimin e 11 majit në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti nuk merr pjesë në takimin e 11 majit
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Në një prononcim për mediat nga Brukseli, Kurti thotë se: Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisioneri Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Të fundit