Flash News

Kosova

“Do shkoj në Kosovë pa pyetur askënd”, Kurti i përgjigjet Vuçiç: Dërgo fillimisht kërkesën

“Do shkoj në Kosovë pa pyetur askënd”, Kurti i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, pasi ky i fundit paralajmëroi se do të vizitojë së shpejti Kosovën.

Vuçiç tha se sapo t’i jepet “leja demokratike” do të shkojë në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë.

Madje theksoi se nuk do t’i kërkojë leje as kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti si kundërpërgjigje tha se në momentin që Vuçiç do ta dërgojë kërkesën, do ta analizojë me seriozitetin dhe sinqeritetin e tij më të lartë.

“A e keni parë kërkesën? Kur të na e dërgon kërkesën, do ta analizojmë me seriozitetin dhe sinqeritetin më të lartë”, u shpreh Kurti.

 

Të fundit