Flash News

Kosova

Dronë serbë mbi Kosovë? Sqaron KFOR

Dronë serbë mbi Kosovë? Sqaron KFOR

KFOR mohoi se ka patur shkelje nga dronë serbë që “mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës”.

Ishte drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ai i cili sot para mediave tha se është shkelur hapësira ajrore e Kosovës nga dronë që dyshojnë se janë futur nga Serbia. Një deklaratë të tillë e kishte bërë edhe ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.

Por, misioni i NATO’s në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nuk kanë identifikuar dronë që mund të ndikojnë në sigurinë e vendit.

“Ne nuk kemi identifikuar shkelje nga dronë që mund të ndikojnë në sigurinë në të gjithë Kosovën. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kështu që KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe aseteve në dispozicion të tij”, thuhet në përgjigjen e KFOR.

 

Të fundit