Flash News

Kosova

Dëshmia e menaxherit të lokalit ku Liridona darkoi për herë të fundit

Dëshmia e menaxherit të lokalit ku Liridona darkoi për herë

Menaxheri i lokalit, ku Liridona Ademaj, së bashku me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët, konsumuan darkën e fundit, para se kjo e fundit të binte pre e një grabitjeje të stisur ka treguar se ata dukeshin familje e lumtur.

Në një bisede telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, menaxheri shkurtimisht ka thënë, se ata ishin klientë të rregullt dhe dukeshin një familje e lumtur.

Ai shton se për rastin, policia ka marrë të gjitha pamjet e nevojshëm dhe ata nuk kanë më çfarë deklaratash të japin.

“Me rastin  vajzës është marrë policia. Po i kemi pasur klientë. Dukeshin të lumtur bashkë më fëmijët.

Policia ka marrë video dhe fotot, ne nuk mund të japim me deklarata të tjera” tha ai shkurtimisht.

Të fundit