Flash News

Kosova

E moshuara e dhunuar në Pejë është nëna e një dëshmori të UÇK-së

E moshuara e dhunuar në Pejë është nëna e një

Një skandal ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku një infermiere është filmuar duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.

Ngjarja ka ngjallur mjaft reagime dhe indinjatë në rrjetet sociale. Ngjarja merr përmasa edhe më të rënda, pasi gruaja që dhunohet në video është nëna e një dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Ka qenë një ushtar i UÇK-së, Adnan Hyseni i cili ka shkruar në profilin e tij në Facebook se e moshuara që u rrah nga një infermiere në praninë e disa të tjerave, është nëna e një dëshmori nga Gjakova.

“Ajo NANE qe dhunohet mizorisht qenka NANE e nje Deshmori te UÇK-se nga Gjakova i cili ra heorikisht ne Qabrat te Gjakoves bashk me Deshmorin nga Peja Ahmet Gjikolli duke luftu per lirin e te gjitheve e kjo NENE dhe gjaku i birit te saj u shpagu me tmerrin qe na dheu zemren dhe shpirtit”, ka shkruar Hyseni.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se pas publikimit të video incizimit në rrjetet sociale të sulmit ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarave në Pejë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

 

Të fundit