Flash News

Kosova

Video/ Akt i rëndë në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, infermieret rrahin dhe tallen me gruan. Arrestohen dy punonjëse

Video/ Akt i rëndë në Shtëpinë e të Moshuarve

Pamje të rënda janë publikuar sot në rrjetet sociale teksa një e moshuar në Qendrën për të Moshuar “Orenda”, në Pejë shihet duke u dhunuar brutalisht nga një infermiere, ndërsa një tjetër e filmon.

Njëra nga vajzat shihet teksa e qëllon me shqelma e shuplaka të moshuarën, ndërsa punonjëset e tjera qeshin.

“Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja teksa koleget e saj qeshin me zë të lartë.

Për rastin në fjalë janë arrestuar dy nga vajzat që shihen në video dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

 Prokuroria ka njoftuar se në këtë çështje ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

Të fundit