Flash News

Kosova

E rëndë në Kosovë! Burri sulmon gruan shtatzënë

E rëndë në Kosovë! Burri sulmon gruan shtatzënë

Një 22-vjeçare është  sulmuar nga bashkëshorti teksa ishte shtatzënë në Kosovë.

Sipas mediave të Kosovës gruaja ka lindur para kohe për shkak të sulmit fizik të burrit të saj.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje, i dyshuari është shpallur në kërkim.

E reja po trajtohet në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dhuna në familje po mbetet një nga problemet e mëdha të shoqërisë Kosovare, nga janari e deri më tani janë raportuar 2000 raste të tilla.

Të fundit