Flash News

Kosova

Protesta/ Edita Tahiri: Rama e Vuçiç kërkuan azil politik te një oligark në Elbasan

Protesta/ Edita Tahiri: Rama e Vuçiç kërkuan azil politik te

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër tij.

Në një postim në Facebook, Tahiri shkruan se kryeministri Rama dhe presidenti Vuçiç "kërkuan azil politik" në Elbasan, duke mos pasur guximin të përballen me protestuesit.

"Rama dhe Vuçiç kërkuan azil politik te një oligark në Elbasan, nuk guxuan të qëndrojnë në Tiranë përballë protestës së shqiptarëve që mbon interesat kombëtare", shkruan Tahiri në Facebook.

Kujtojmë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i RMV-së Zoran Zaev do të jenë në një takim dy ditor me kreyministrin Rama dhe delegacionet përkatëse, në kuadër të nismës 'Open Balkan. Ndërsa nga ana tjetër, mijëra protestues iu bashkuan Berishës në tubimin kundër Vuçiç. Ish-kryeministri paralajmëroi se do të ketë protesta të tjerë.

Të fundit