Flash News

Kosova

Eksperti: Vrasja e Liridonës mund të jetë shkak i një “afere nderi” të Naimit

Eksperti: Vrasja e Liridonës mund të jetë shkak i një

Vrasja e Liridona Ademajt mbetet ende një mister. Pistat e hetimit deri tani janë të ndryshme, duke nisur nga sigurimi jetësor i Liridonës, te divorci dhe shkaqe të tjera, që çuan Naim Murselin drejt ekzekutimit të bashkëshortes.

I ftuar në Euronews Albania, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, tha se Liridona mund t’i ketë vendosur kufizime në shpenzime bashkëshortit të saj, i cili kryente një jetë luksoze dhe kushtueshme.

“Takimi apo qëndrimi në ambiente me personalitete të larta ndoshta eventualisht ka bërë të mundur që nga bashkëshortja e tij, e ndjera Liridona, t’i kufizohen nga aspketi financiar, për shkak të detyrimeve që ai ka pasur”, tha ai.

Po ashtu, eksperti tha se mund të ketë të bëjë me një “aferë nderi” të Naimit që mund ta kenë ditur vetëm një numër i caktuar personash dhe bashkëshortja e tij.

“Bien poshtë supozimet e para se mund të jetë nga aspekti i siguracionit të Suedisë. Nuk bëhet fjalë për shuma disa miliona euroshe, por për diku më pak se 200 mijë Euro. Kështu që më tepër ka të bëjë me mundësi të ndonjë ‘afere nderi’, që ndoshta mund ta kenë ditur një numër i kufizuar njerëzish, ndoshta edhe bashkëshortja e tij”, shtoi ai.

 

Të fundit