Flash News

Kosova

Sulmet në veri, Kurti: Bëhet fjalë për formacion profesionist, terrorist e kriminal

Sulmet në veri, Kurti: Bëhet fjalë për formacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “formacion profesionist” grupin e personave që kreu sulm të armatosur në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

 “Nga ato çfarë kemi mësuar deri më tani, janë ato që i kemi menduar edhe më herët. Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot.

 Nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti në një deklaratë për media.

Të fundit