Flash News

Kosova

Eurodeputeti gjerman kritika Borrell: Shmang paragjykimet e Spanjës ndaj Kosovës, po toleroni pafund Vuçiç

Eurodeputeti gjerman kritika Borrell: Shmang paragjykimet e Spanjës ndaj

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka reaguar lidhur me masat ndaj Kosovës dhe i ka bërë thirrje shefit të Jashtëm të BE-së, Josep Borrell që shamngë paragjykimet e Spanjës kundër Kosovës.

Ai më tej thekson se politikat e SHBA-së dhe BE-së janë të njëanshme, në favor të Serbisë, duke vendosur standarde të dyfishta dhe duke injoruar në masë të madhe faktin që Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane ‘një matës’ për politikën e tyre.

“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe SHBA-së. Josep Borrell më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-kosovare të atdheut të tij, Spanjës…

Mësoni nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe rifilloni menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe Qeveria e Kosovës. Por, është thjesht e papranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë, ndërsa të gjitha veprimet e presidentit serb Vuçiq…, përfshirë mobilizimin e bandave të dhunshme të banditëve, tolerohen me durim të pafund”, shkruan Butikofer. 

Eurodeputeti gjerman kritika Borrell: Shmang paragjykimet e Spanjës ndaj

Të fundit