Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Teuta Halimi, rreth të 40-tave, hap derën e dyqanit dhe del me pak gjëra. Çmimet janë rritur aq shumë, saqë çdo javë thotë se i duhet të shkurtojë listën e blerjeve. Jeton në Prishtinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, punon në sektorin publik dhe merr një pagë prej rreth 630 eurosh në muaj.
“Qumështi, vaji, kafeja, sheqeri - të gjitha janë shtrenjtuar. Për t’i mbuluar vetëm gjërat bazike, do të duheshin tri paga”, thotë Teuta për Radion Evropa e Lirë.
Bashkëshorti i saj punon, por pagat e tyre shkojnë pothuajse tërësisht për ushqime dhe fatura, duke e bërë çdo muaj sfidë për familjen.
“Po shpenzojmë më shumë, por po blejmë më pak. Blejmë vetëm kur artikujt janë në aksion [në zbritje]”, thotë Teuta.
E, situata e saj reflekton realitetin e shumë familjeve në Kosovë. Një anketë e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), e realizuar në periudhën maj-korrik të këtij viti, tregon se 45% e qytetarëve të Kosovës e konsiderojnë koston e jetesës dhe çmimet e larta si problem kryesor - një rritje e ndjeshme krahasuar me 28% vitin e kaluar. Kjo përqindje është, po ashtu, më e larta mes pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pas 45 vjetësh punë, të varur nga ndihma e fëmijës
Pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta janë më të prekur nga rritja e çmimeve - shpesh të detyruar të heqin dorë nga produktet e caktuara ose t’i shtyjnë pagesat e domosdoshme. Xhylnaze Hima dhe Muharrem Vataj kanë punuar për rreth 45 vjet, por sot jetojnë me dy pensione që bashkë kanë vlerën e 440 eurove.
“Në përgjithësi, ushqimet janë shtrenjtuar pa masë dhe pa kontroll. Sot qumështi ka një çmim, nesër krejt tjetër”, thotë Muharremi, ndërsa bashkë me Xhylnazen qëndrojnë të ulur në një park në kryeqytet.
Edhe ky çift thotë se përpiqet të kursejë duke blerë kryesisht gjatë aksioneve në dyqane. Por më e dhimbshmja, thotë Xhylnazja, është se pas gjithë viteve të punës, tani janë të detyruar të varen nga ndihma e vajzës së tyre që jeton në Shtetet e Bashkuara.
“Na vjen keq për të. Ne kemi kontribuar gjithë jetën, e tani pensioni nuk na mjafton. Vajza na thotë: ‘Mos u mërzisni, kërkoni çfarë ju nevojitet’...”, rrëfen Xhylnazja.
Rritje e inflacionit
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se inflacioni, që reflekton rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, është rritur për 4.5% në gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja më e ndjeshme u regjistrua tek energjia elektrike, me 17%, e ndjekur nga produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike, që u shtrenjtuan për 9.2%. Për shembull, në gusht të vitit 2024, një litër vaj kushtonte 1.43 euro, krahasuar me 1.66 euro muajin e kaluar, ndërsa pakot e vezëve u shtrenjtuan nga 2.50 euro në 3.55 euro.
Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Arbër Hoti, thotë se inflacioni nuk është thjesht një shifër statistikore - ai përkthehet drejtpërdrejt në ulje reale të fuqisë blerëse të qytetarëve.
“Me çdo euro që një familje fiton sot, blen më pak produkte dhe shërbime sesa blinte një vit apo dy vjet më parë”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.
Inflacioni në Kosovë kulmoi në mbi 14% në vitin 2022, pas krizës së tregjeve që pasoi luftën në Ukrainë. Ai ra gradualisht duke arritur një mesatare vjetore prej rreth 2% vitin e kaluar, por tani është rikthyer në rreth 4-5%.
Hoti thotë se Kosova është veçanërisht e ndjeshme ndaj inflacionit, pasi shumica e produkteve konsumohen nga importet - duke importuar indirekt edhe rritjen e çmimeve jashtë.
“Pasojat për qytetarët janë të prekshme: standardi i jetesës ka rënë, shporta e konsumit është ngushtuar, artikujt joesencialë kanë dalë nga lista dhe pasiguria ekonomike është rritur. Kjo e bën të vështirë planifikimin, kursimet dhe investimet afatgjata, si blerja e një banese apo nisja e një biznesi”, thotë Hoti.
Cila është zgjidhja?
Në anketën e realizuar nga IRI, shumica e qytetarëve të anketuar në Kosovë e kanë përshkruar gjendjen e tyre ekonomike si “disi të mirë”.
Një hulumtim i publikuar vitin e kaluar nga Instituti për Politika Sociale në Prishtinë “Musine Kokalari” ka gjetur se një familje 4-anëtarëshe në Kosovë shpenzon mesatarisht mbi 1.100 euro në muaj për ushqim, strehim, arsim, shëndetësi dhe transport.
Në zonat urbane shpenzimet arrijnë mbi 1.200 euro, ndërsa në ato rurale rreth 1.090 euro. Paga mesatare bruto vitin e kaluar ishte 639 euro, ndërsa paga minimale 350 euro. Sipas hulumtimit, vetëm një në pesë paga mund të konsiderohej pagë jetese.
Por, edhe me rritjet e këtij viti, që e kanë çuar pagën mesatare në rreth 865 euro, shumica e familjeve nuk arrijnë t’i mbulojnë kostot bazike të jetesës.
Sipas profesorit Hoti, ky hendek mes të ardhurave dhe shpenzimeve ushtron presion të vazhdueshëm mbi buxhetet familjare, duke shtuar borxhin konsumator dhe duke vështirësuar pagesën e qirasë, kredive dhe shërbimeve.
“Kjo gjendje krijon stres financiar, cenon mirëqenien mendore dhe dëmton marrëdhëniet sociale, duke krijuar ankth dhe pakënaqësi të thellë në shoqëri”, thotë Hoti.
Hoti thotë se për t’u përballur me presionin e rritjes së çmimeve, nevojitet një qasje e koordinuar mes institucioneve dhe familjeve. Sipas tij, asistenca sociale duhet të zgjerohet, të digjitalizohet dhe të përshtatet me inflacionin.
Subvencionet e përgjithshme thotë se duhen shmangur, dhe të garantohet mbrojtja e konsumit bazë të energjisë për familjet më të ndjeshme. Po ashtu, kërkohet investim në efikasitet - nga izolimi i banesave deri te pajisjet kursyese - si dhe forcim i konkurrencës në treg për të frenuar abuzimet me çmime, sidomos në sektorin e ushqimit dhe energjisë, shpjegon Hoti.
“Qytetarët nuk mund ta zgjidhin vetë inflacionin - kursimi është vetëm mbrojtje, jo zgjidhje”, shton ai.
Hoti thekson se është detyrë kushtetuese dhe morale e institucioneve që të krijojnë një mjedis ekonomik të qëndrueshëm, ku qytetarët nuk detyrohen thjesht të “mbijetojnë”, por të kenë mundësi të “jetojnë” dhe të ecin përpara.
Qeveria në detyrë e Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë nëse po shqyrton masa konkrete për të lehtësuar këtë barrë. Më herët, zyrtarë të saj kanë thënë se Kosova ka ekonomi të lirë të tregut dhe se institucionet e saj nuk mund ta kontrollojnë lëvizjen e çmimeve.
Në disa raste, ajo ka ndarë subvencione, si për energji elektrike apo për pajisje efiçiente të ngrohjes. Për Teutën, zgjidhje është rritja e pagave.
“Çmimet e produkteve në tregun e Kosovës janë të njëjta si në tregun evropian, kështu që edhe pagat duhet të jenë në nivelin e pagave evropiane - mbi 1.000 euro”, përfundon ajo./REL
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14