Flash News

Kosova

Filmoi vajzat e presidentes Osmani, arrestohet fotoreporteri në Kosovë

Filmoi vajzat e presidentes Osmani, arrestohet fotoreporteri në

Fotoreporteri Jetmir Muji është arrestuar nga policia në Prishtinë, pasi ka filmuar vajzat e mitura të presidentes Vjosa Osmani në shkollë.

Osmani, ka reaguar permes rrjeteteve sociale duke e konsideruar si “përndjekje të vazhdueshme, të kundërligjshme e të rrezikshme” që disa media po u bëjnë vajzave të saj. 

Osmani ka theksuar se për pesë vite me radhë fëmijët e saj kanë vijuar mësimin në shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë, ku janë përballur me sfida të njëjta si gjithë nxënësit e tjerë, përfshirë mungesë të ujit, energjisë, ngrohjes, si dhe mbingarkesë në klasa.

“Incizimet e paautorizuara të fëmijëve të mitur nuk janë pjesë e lirisë së shprehjes, por ekspozim i rrezikshëm që krijon mundësi për sulme, kanosje e kidnapime eventuale,” shkruan Presidentja, duke shtuar se Policia e Kosovës është e detyruar me ligj të garantojë sigurinë e fëmijëve të saj për shkak të nivelit të lartë të rrezikshmërisë.

Osmani paralajmëroi se do të ndërmarrë çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e saj, duke theksuar se praktika të tilla jo vetëm që rrezikojnë sigurinë fizike, por edhe shkaktojnë pasoja psikologjike afatgjata.

Të fundit