Flash News

Kosova

Fjalimi i parë i Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës: Jemi model edhe për shtete më të konsoliduara, fitoren ia dedikoj grave kosovare

Fjalimi i parë i Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës: Jemi model

Në fjalimin e saj të parë si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar të gjithë deputetet që e votuan dhe ka dhënë një mesazh të rëndësishëm që Kosova i jep rajonit dhe sipas saj "Prishtina po tregohet model edhe për shtet më të konsoliduara”.

“Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj, t’iu drejtohem në cilësinë e presidentes së vendit tonë, për 5 vitet e ardhshme. Vendimi juaj, më vesh me shumë përgjegjësi. Dashuria për Kosovën ka qenë motivimi më i madh në rrugëtimin tim politik. Sot është dita e Kosovës,  sepse përfaqësuesit tuaj po e përmbyllin me dinjitet procesin, është dita ku dëshmojnë se me vendosmëri ne dimë të përballojmë sfidat dhe t’i japim kuptim”, ishin fjalët e saj të para.

Fjalimi i parë i Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës: Jemi model

Osmani u ndal dhe tek gratë kosovare, të cilave edhe ia dedikoi fitoren:

“Sot Kosova zgjodhi edhe një herë presidente grua. Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato dëshirojnë, aty ku ëndërrojnë çdo natë. Pavarësisht profesionit që dëshironi, mos ndalni hapin e juaj kurrë. Unë do t’iu mbështes me gjithë mundësitë që kam, do të jem pranë jush kur do të sfidoheni dhe do të krenohem me ju kur do të triumfoni” .

Presidentja e re kosovare theksoi edhe që Kosova mund të cilësohet tashmë si “model edhe për shtete më të konsoliduara, por kemi ende  shumë punë për të bërë”.

Të fundit