Flash News

Kosova

Flet babai i Naim Murselit: Liridonën e kam dashtë më shumë se fëmijët e mi

Flet babai i Naim Murselit: Liridonën e kam dashtë më shumë

Babai i Naim Mureselit ka folur për herë të parë pas krimit të rëndë që tronditi opinionin publik.

Në një intervistë për Nacionalen, ai ka treguar se si e ka mësuar lajmin e kobshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, nusen e djalit të tij.

“Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai.

I pyetur se a ka pasur komunikim me Naimin pas arrestimit, ai u shpreh se nuk ka pasur “asnjëherë”.

“Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojnë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryesi i veprës’. Aty unë jam tronditur sepse me ma pas dhënë krejt botën, nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bën atë.”

Të fundit