Flash News

Kosova

Gjendet e vdekur në hotel 34-vjeçarja në Kosovë

Gjendet e vdekur në hotel 34-vjeçarja në Kosovë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Policinë e Graçanicës, ku një 34-vjeçare është gjetur e vdekur në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti, ka thënë se ngjarja është duke u hetuar nga efektivët.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Më tej Ahmeti është shprehur se aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi”, ka përfunduar ajo.

Sipas burimeve nga mediat e Kosovës, e reja nga Gjakova është gjetur e pajetë në një hotel në Prishtinë, aty po qëndronte me të dashurin e saj.

Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Suhadoll, magjistralja Prishtinë- Lipjan.

Të fundit