Kosova

Gjendet një tjetër trup i pajetë i një terroristi të vrarë në veri të Kosovës

Gjendet një tjetër trup i pajetë i një terroristi të

Një tjetër trup i një prej terroristëve është gjetur në Banjskë, pas sulmeve të së dielës kundër Policisë së Kosovës.

Lajmin për Kohën e ka konfirmuar prokurori Naim Abazi.

Ai ka thënë se gjatë kontrollit të pjesës se ku ka ndodhur rasti, është gjetur edhe një trup i vdekur i një sulmuesi.

Abazi ka deklaruar se gjithashtu është gjetur edhe një veturë, e cila po ekzaminohet nga ekipet përkatëse.

Numri i sulmuesve të vrarë ka shkuar në katër.

Nga sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ka mbetur i vdekur polici Afrim Bunjaku dhe janë plagosur tre policë.

Të fundit