Flash News

Kosova

Gjykata Speciale e Hagës refuzon kërkesën për lirim nga paraburgimi të Thaçit dhe Veselit

Gjykata Speciale e Hagës refuzon kërkesën për lirim nga

Paneli i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë ka refuzuar këtë të premte kërkesën e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për mbrohjtje në gjendje të lirë. Gjyqtarët nuk i kanë marrë në konsideratë argumentat e avokatëve, duke mbajtur haptazi të njëjtën linjë me Prokurorin Jack Smith dhe Gjykatësin Paraprak, Nicolas Guillou.

“Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Paneli i gjyqtarëve nuk i ka besuar as Policisë së Kosovës, e cila ka marrë përsipër për të ofruar siguri në mbikëqyrjen e të akuzuarve gjatë kohës së qëndrimit të tyre në lirim të përkohshëm.

Kjo nuk është hera e parë që ish-krerëve të UÇK-së u refuzohet kërkesa për lirim. Në fillim të këtij viti, Specialja me arsyetimin se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim, u kishte refuzuar kërkesën për lirim me kusht, të cilin të akuzuarit e kishin apeluar. 

Thaçi, Vasili, Krasniqi dhe Selimi nga fillimi i nëntorit janë në paraburgim, pasi akuzohen për krime në luftën e Kosovës.

Të fundit