Flash News

Kosova

Granit Plava tentoi të vetëvritet në burg?!

Granit Plava tentoi të vetëvritet në burg?!

Mediat kosovare kanë raportuar se ditën e sotme Granit Plava, i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ka tentuar të kryej vetëvrasje.

Raportime janë mohuar nga drejtori i Shërbimit Krrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

Jo. Ka pasur një tentim nga ai  burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar.

Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, u shpreh ai.

Drejtori i Shërbimit Korrektues po ashtu deklaroi se mes tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt nuk ka asnjë kontakt, dhe se ata janë të vendosur në dhoma teke.

 

 

Të fundit