Flash News

Kosova

Gripi i shpendëve, Kosova ndalon importin e pulave nga Shqipëria

Gripi i shpendëve, Kosova ndalon importin e pulave nga Shqipëria

Qindra mijëra pula kanë ngordhur në Shqipëri. Pas konfirmimit të gripit të shpendëve, Kosova ka marrë vendimin për të ndaluar importin e pulave nga zonat ku është konfirmuar sëmundja në Shqipëri.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë bëri me dije se kontrolli në kufi është forcuar.

“Duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) me numër reference D381-1-1-22, për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 21.03.2022 nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr.03/205/22, për masat e ndalesës se importit të shpezëve të gjalla nga zona qe është konfirmuar prezenca e sëmundjes”, thuhet në njoftimin e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

 

 

Të fundit