Flash News

Kosova

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të vijohet masa e paraburgimit ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Bashkë me ish presidentin Hashim Thaçin akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Sipas tri vendimeve të ndara të bëra publike sot, Prokuroria ka pretenduar se ekziston rreziku që tre të akuzuarit t’i ikin drejtësisë, të kryejnë krime të tjera dhe të pengojnë drejtësinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas Gjykatës, ekziston rreziku që të akuzuarit të pengojnë përparimin e procedurave të Gjykatës dhe të kryejnë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar prova në këtë rast dhe/ose mund të thirren në procedura paralele.

Andaj, Gjykata vendosi që Veselit, Krasniqit dhe Selimit, t’iu vazhdohet paraburgimi.

Të fundit