Flash News

Kosova

Haradinaj: Mu lutën në Shqipëri për të bërë vaksinën, pse e refuzova

Haradinaj: Mu lutën në Shqipëri për të bërë

Ish-kryeministri i Kosovë dhe njëkohësisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kur ka qenë pak kohë më parë në Shqipëri i janë lutur për të bërë vaksinën kundra COVID-19, por ai nuk e ka pranuar.

Gjatë një konference për mediat, Haradinaj tha se do të presë derisa të vaksinohet 2/3 e popullsi së Kosovës e më pas do të vaksinohet. Sipas tij, zgjidhej nuk është improvizimi me çështjen e vaksinimit.

”Unë se kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutë a do me e marrë, por thash jo po pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit, pastaj du me marrë edhe unë. Por, nuk e shoh zgjidhje improvizimin e tillë. Nuk i kam pa zgjidhje as kur i kanë marrë testet nga Serbia”, ka deklaruar Haradinaj.

Të fundit