Flash News

Kosova

Sulmi në Veri, reagon KFOR: Ishim të gatshëm për të ndërhyrë

Sulmi në Veri, reagon KFOR: Ishim të gatshëm për të

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka reaguar lidhur me sulmin e policisë serbe në Veri të Kosovës të dielën që shkoi.

Në një njoftim zyrtar, KFOR konfirmuar se ka qenë i gatshëm për të ndërhyrë pas sulmit mbi Policinë e Kosovës në Banjskë, në rast se ajo do t’i kërkohej.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se trupat e KFOR-it kanë qenë në vendin e ngjarjes, teksa theksohet edhe bashkëpunimi që kanë pasur me institucionet e tjera të sigurisë.

“Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR kanë vepruar në koordinim të ngushtë, si përgjegjësi i parë, dytë dhe tretë. 

Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të rregullt me të gjithë përgjegjësit, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organizatat e sigurisë në Kosovë, sikurse edhe Shefin e Stafit të Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhet në reagim.

Sipas KFOR procesi i dialogut është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet dhe arritjen e zgjidhjes afatgjatë.

 

Të fundit