Flash News
Zbardhet letra që Biden i la Trump në zyrën ovale: Amerikanët kërkojnë qëndrueshmëri
Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Vrasja e Kristjan Markut, dyshime se autorët janë larguar drejt Kosovës
I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi
Sulmi në Zubin Potok, Osmani anulon vizitën shtetërore në Brunei
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei pas sulmeve ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit.
Presidentja ishte parashikuar të udhëtonte sot në mëngjes për Brunei, por në një bisedë telefonike Osmani e ka njoftuar Madhërinë e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, mbi zhvillimet aktuale të sigurisë në vend dhe janë dakorduar që vizitën e paraparë ta realizojë në një të ardhme të afërt dhe në një kohë të përshtatshme për të dy palët.
“Ky vendim u mor pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës në zhvillim të sigurisë dhe nevojës për t’u koordinuar me të gjitha institucionet në vend në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e bërë nga presidenca.