Flash News

Kosova

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë apel 5 vendeve të BE-së: Njihni Kosovën

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë apel 5 vendeve të

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie përmes një postimi në X u ka bërë thirrje 5 vendeve të BE të njohin Kosovën.

Ish-ambasasori bën thirrje për stabilitet dhe paqe në rajon. Dhe kjo mund të vijë vetëm përmes njohjes së ndërsjelltë të shteteve.

Që të parandalohet më tej konflikti Delaëie iu bën thirrjeve këtyre vendeve anëtare të Unionit Europian ta bëjnë fakt të kryer njohjen e Kosovës dhe të marrin pjesë në uljen e tensioneve dhe në rivendosjen e paqes.

Postimi:

“Është padyshim koha për Spanjën, Qipron, Rumaninë, Sllovakinë dhe Greqinë të njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë në vendosjen e paqes në Ballkan.”

Greg Delaëie ka shërbyer si ambasador në Prishtinë në vitet 2015-2018. Gjithashtu ai ka shërbyer si ambasador edhe në Kroaci dhe Gjermani.

 

Të fundit