Flash News

Kosova

Ish-zyrtari i lartë amerikan dëshmon në Hagë: Thaçi shprehu dëshirën për një Kosovë demokratike

Ish-zyrtari i lartë amerikan dëshmon në Hagë: Thaçi

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka nisur dëshmia e James Rubin, ish-zyrtar i lartë i administratës amerikane dhe një njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë viteve të luftës 1998–1999.

Rubin rrëfeu për herë të parë publikisht detaje personale dhe politike nga takimet me Thaçin në konferencën e Rambujesë në vitin 1999, si dhe për kontaktet me liderë të tjerë shqiptarë gjatë asaj kohe.

Rubin u ndal gjatë në përvojën e tij me Hashim Thaçin, për të cilin tha se kishte qenë një moment kyç kur u kuptua se ishte lider i delegacionit shqiptar dhe pjesë e UÇK-së.

"Nuk njihnim mirë strukturat e UÇK-së. Kur arritëm aty e kuptuam që udhëheqësi i delegacionit shqiptar ishte i inkuadruar në UÇK. Folëm për takimin me Thaçin në Rambuje. në kuadër të takimit ai më njohu menjëherë për shkak të TV. Albright më tha që të rrija me të, ta njihja Thaçin më mirë. Gjatë gjithë javës unë kam ndenjur me të, jemi takuar, kemi pirë kafe, çaj e cigare. Thaçi nuk fliste anglisht në këto rrethana ne komunikonim përmes gjuhës se trupit. Në nivel diplomatik ka pasur përkthyes", tha ai.

Në deklaratën e tij thuhet se Hashim Thaçi kishte shprehur dëshirën e madhe për të pasur një Kosovë demokratike dhe të çliruar nga dhuna.

Të fundit