Flash News

Kosova

James Rubin kritika nga Haga: I gabuar trajtimi i Thaçit, një burrë shteti që është vetëdorëzuar

James Rubin kritika nga Haga: I gabuar trajtimi i Thaçit, një

Ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, po vazhdon dhe sot dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Rubin tha se për të është e pakuptimtë se si trajtohet ish-presidenti Hashim Thaçi i cili është vetëdorëzuar.

“Fakti që janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim më shqetëson, pasi që këta janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me gjykatën. Në rastin e të akuzuarit Hashim Thaçi, nuk e kuptoj pse vazhdon të jetë në paraburgim. Unë mendoj se kjo është e gabuar, kjo nuk është drejtësi. Jam takuar me ekipin e mbrojtjes në Uashington, kam kaluar pesë vite duke pritur që të nis gjykimi. Kam pyetur njerëz të fushave e juristë a është normale kjo më kanë thënë që jo, është mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti që është vetëdorëzuar”, deklaroi ai.

Të fundit