Flash News

Kosova

John Bolton: BE s’mund ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi, pse isha për shkëmbim territoresh

John Bolton: BE s’mund ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi, pse

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare gjatë administratës së Donald Trump, John Bolton thotë se problemin përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund ta zgjidhë dot BE-ja.

“Mospajtimet e së kaluarës nuk do të zgjidhen nga këto negociata në Bashkimin Evropian. Nuk janë zgjidhur tash e 20 vjet”, ka deklaruar ai.

Prandaj, në vitin 2018, ai ishte hodhi një ideje tjetër, asaj për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sepse, ndryshe nga propozimet e tjera, kjo ide vinte nga vetë liderët thotë Boltoni, ose të paktën ashtu iu kishte prezantuar atij.

“Unë më pas pata folur me të dy liderët, Thaçin dhe Vuçiçin dhe ata ishin të gatshëm ta provonin, sepse nuk më takon mua si një i jashtëm të vij me një zgjidhje perfekte, u takon vetë palëve. Besova se ia vlente të provohej, më vjen keq që nuk funksionoi”, tha ai.

 

Të fundit