Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Njohës të zhvillimeve politike nuk presin që në Serbi të ketë ndërrim të pushtetit pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit, por kanë mendime të ndryshme për mënyrën se si do të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës.
Pushteti aktual, përkatësisht koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe dhe Partisë Socialiste, e pranon Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por e kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
“Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë, e shkruar në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, ka qenë dhe do të jetë”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një tubim parazgjedhor, më 5 nëntor.
Edhe pse Vuçiq është tërhequr nga udhëheqja e Partisë Përparimtare Serbe në pranverë, ai është angazhuar në mënyrë aktive në fushatën e saj, e cila ka sloganin “Serbia nuk duhet të ndalet”.
Në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011, Kosova dhe Serbia kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.
Me Marrëveshjen e Ohrit, të arritur në mars, Kosova është obliguar ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ta njohë de facto Kosovën.
Bashkësia ndërkombëtare e ka rritur trysninë mbi të dyja vendet që ta zbatojnë atë sa më parë që të jetë e mundur, nga frika për qëndrueshmërinë rajonale.
Këtë javë, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara presin nga Qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, t’i vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe rrugën drejt integrimit evropian. BE-ja, ndërkaq, kujtoi se Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, e fajësojnë njëri-tjetrin për bllokimin e kësaj marrëveshjeje.
Për herë të fundit, sy më sy, ata janë takuar në fund të tetorit.
Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se ekzistojnë indikacione se Partia Përparimtare Serbe (SNS) - fushatës zgjedhore të së cilës i prin Vuçiq - do të fitojë rreth 40 për qind të votave më 17 dhjetor.
Forcë e fuqishme politike parlamentare, sipas tij, pritet të jetë edhe lista “Serbia kundër dhunës”, e cila përfshin parti dhe lëvizje pro-evropiane.
Janjiq pret presion të shtuar mbi Beogradin për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, përkatësisht për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit.
Për më tepër, shton ai, paralajmërimet nga Bashkimi Evropian sugjerojnë se kjo marrëveshje do të futet në Kapitullin 35 të negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE - kapitull që përfshin marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën.
Një gjë të tillë e paralajmëroi edhe vetë Vuçiq më 8 dhjetor, kur tha se “Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE”.
Në këtë kontekst, thotë Janjiq, Serbia do të duhet të raportojë përparim te BE-ja, e cila ndërmjetëson procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Janjiq nuk pret që në muajt e parë të vitit të ardhshëm të ketë takime të nivelit politik, përveç bisedime për çështje teknike.
“... sepse Vuçiq i ka dorëzuar të gjitha [përmes Marrëveshjes së Ohrit]. Unë këtë e them me përgjegjësi. A i ka dorëzuar Kosova të gjitha? Kjo mbetet të merret vesh”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.
“Unë pres që diku në fund të vitit [të ardhshëm] - nëse do të ketë stabilitet në Serbi - të ketë një konferencë të vogël, ku do të merrnin pjesë presidenti dhe kryeministri [i Serbisë dhe Kosovës], me lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe organizimin e grupit të QUINT-it [SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë, Francës e Italisë]. Përmes kësaj konference do të arrihet deri te marrëveshja përmbyllëse”, beson Janjiq.
Presion mbi Qeverinë e re serbe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën pret edhe Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad.
“Ka premtime për para... pra, përmenden 6.3 miliardë euro si ndihmë për shtetet e rajonit, që janë për fazën e para-anëtarësimit [në BE]. Ato nuk janë mjete të pakta. Është thënë se nëse vendet nuk janë bashkëpunuese - dhe këtu është menduar për Serbinë dhe Kosovën - ato mjete do të shpërndahen dhe do të shkojnë te vendet bashkëpunuese”, thotë Popov.
Këto mjete janë “një lloj karote” nga Perëndimi për të stimuluar Serbinë dhe Kosovën që të jenë konstruktive në dialog, shton ai.
Por, analisti politik në Kosovë, Agon Maliqi, pret që formimi i pushtetit në Serbi të zhargitet.
Ai pret që Partia Përparimtare Serbe ta fitojë numrin më të madh të votave, por thotë se Vuçiq do të përpiqet ta shtyjë formimin e Qeverisë, siç ka bërë edhe në të kaluarën, dhe në këtë mënyrë të ruajë edhe një lloj status quo-je me Kosovën.
“Në Serbi do të ketë përpjekje të vazhdueshme për të mos dhënë përgjigje [për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit] dhe për ta shtyrë këtë për një moment më të favorshëm gjeopolitik për Serbinë”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.
Ai u referohet zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA, në të cilat pritet të garojë edhe ish-presidenti Donald Trump, administrata e të cilit ka pasur qasje më mbështetëse për Serbinë.
“[Vuçiq] e zvarrit formimin e qeverisë për të blerë kohë dhe për të negociuar me shtete perëndimore, për të shmangur presionin për dialogun [me Kosovën]... Në çfarëdolloj skenari, Vuçiqin e shoh duke e përdorur rezultatin [e zgjedhjeve] si pjesë të raporteve të tij me Perëndimin”, thotë Maliqi.
“Në rast të ndonjë fitoreje të thellë - gjë që nuk përjashtohet - ndoshta do të përballet me një lloj presioni më të madh nga Perëndimi për të ecur përpara me zbatimin e marrëveshjeve [me Kosovën]”, thekson ai.
Partitë pro-evropiane të koalicionit “Serbia kundër dhunës” nuk kanë qëndrim unik.
“Nuk ka asnjë dilemë se çështja e Kosovës - sikurse edhe çështjet e tjera në shtetin e Serbisë - nuk mund të zgjidhet pa institucione demokratike”, tha Mirosllav Alleksiq, nga ky koalicion, më 29 nëntor.
Të gjitha partitë e së djathtës, ndërkaq, janë kundër Marrëveshjes së Ohrit, e cila, mes tjerash, parasheh respektimin e integritetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen e simboleve shtetërore.
“Ne marrim obligim që, me formimin e Qeverisë së re të Republikës së Serbisë, ta refuzojmë planin franko-gjerman [Marrëveshjen e Ohrit], menjëherë dhe në tërësi”, tha Boshko Obradoviq, udhëheqës i lëvizjes së djathtë Dveri, më 29 nëntor.
Marrëveshjen e Ohrit e pranon lista “Serbia në Perëndim” dhe grupi “Duhet ndryshe” i Çedomir Jovanoviqit.
Për 250 vendet e Parlamentit serb, më 17 dhjetor, do të garojnë 18 lista me më shumë se 2.800 kandidatë.
Do të jenë këto të katërtat zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare prej se Partia Përparimtare Serbe ka marrë pushtetin më 2012.
Le Monde shkroi se zgjedhjet e 17 dhjetorit do të shërbejnë si referendum për Qeverinë e presidentit Aleksandar Vuçiq, e cila u sfidua nga të shtënat masive, protestat dhe tensionet me Kosovën.
Pavarësisht një opozite të bashkuar, ka pak gjasa që Partia Përparimtare të humbasë më 17 dhjetor, falë “kapjes së mediave” nga Vuçiqi, shkroi Politico.
Partitë opozitare dhe mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut e akuzojnë Vuçiqin dhe Partinë Përparimtare Serbe për ngufatje të lirisë së medias, mbështetje të dhunës kundër kundërshtarëve, korrupsionit dhe lidhjeve me krimin e organizuar - edhe pse Vuçiq dhe aleatët e tij i mohojnë akuzat e tilla, sipas Reuters-it.
E, në Deutsche Welle u shtrua pyetja: A është ndryshimi në horizont?/rel
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10