Flash News

Kosova

Kërcënohet një polic në veri të Kosovës

Kërcënohet një polic në veri të Kosovës

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se është kërcënuar në rrjetet sociale.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa po zhvillohen hetimet intensive.

Gjithashtu, sipas raportit, edhe një grua serbe-kosovare ka raportuar se ka marrë thirrje dhe mesazhe kërcënuese në telefon.

Mitrovicë Veri 29.09.2023-16;10. Viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia e Kosovës.

Të fundit