Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Kërcënoi presidenten e Kosovës, policia në kërkim të ish-ambasadorit
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim ish-ambasadorin në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dodaj, pas deklaratave kërcënuese ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj.
Këshilltari i presidentes Osmani ka konfirmuar se ndaj Dedajt është bërë një kallëzim penal. Ndërsa policia është duke trajtuar rastin e presidentes teksa ende nuk është bërë me dije nëse ëhsshtë shoqëruar apo jo Dedaj në stacionin e policisë.
“Siç kemi paralajmëruar z.Gjergj Dedaj është denoncuar te organet e rendit për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj”, ka konfirmuar për T7 Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes Osmani.
Më herët, Gjergj Dedaj tha se ndjehej i rrezikuar nga “Klani Osmani” i presidentes Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj, duke cituar edhe përdorimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit.
“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej listës së pagave. Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, me vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pasë pasoja. Presionin që janë kah ma bajnë”, ka thënë Dedaj.