Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se kërkesa perëndimore për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të plotësohet, nëse nuk bën trysni bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapat drejt njohjes së Kosovës.
Konjufca tha se nëse presioni vazhdon vetëm mbi Kosovën dhe Perëndimi nuk e bind dot Serbinë të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, ai nuk beson se këto përpjekje do të prodhojnë rezultate së paku në periudhën afat-mesme të proceseve politike në Kosovë.
Në intervistë për Zërin e Amerikës Konjufca tha gjithashtu se nuk i takonte Bashkimit Evropian të paraqiste projekt-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Megjithëse projekt-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk u bë për një kohë të gjatë i njohur për publikun, ju keni kohë që e dini përmbajtjen e tij. Cili është vlerësimi juaj për këtë projekt-statut?
Konjufca: Është e vërtetë që Kosovës i është dorëzuar një version i projekt-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk mendoj që ky ishte hapi më i mirë që ka bërë Bashkimi Evropian. Në të vërtetë, Bashkimit Evropian fare nuk i takonte që ta propozonte një projekt-statut të tillë. Rendi normal i gjërave është që Republika e Kosovës ta prezantonte në statut të tillë.
Ky ka qenë edhe qëndrimi i qeverisë sonë, një qëndrim shumë i drejtë dhe parimor, të cilin unë e mbështes. Sa i përket Bashkimit Evropian, po mundohem ndoshta ta shpjegoj arsyen se janë ngutur me propozimin e një statuti të tillë. Kjo ka të bëjë kryesisht me faktin që procesi ndoshta ngeci. Marrëveshja e Ohrit nuk u nënshkrua nga ana e Serbisë. Pastaj ndodhi sulmi terrorist dhe akti i agresionit të Serbisë mbi Kosovën, në fshatin Banjskë më 24 shtator.
Pastaj bashkësia ndërkombëtare e kuptoi që ndoshta kjo për një periudhë mjaft të gjatë do ta bllokojë procesin politik dhe procesin e dialogut me Serbinë. Pikërisht për këtë arsye janë ngutur që ta propozojnë një statut, duke ia marrë një kompetencë vetë Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Kjo nuk i takon Bashkimit Evropian. Askund, në asnjë dokument kredibil, në të cilin bazohet edhe krejt procesi i negociatave, nuk thuhet që propozimi i statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe është kompetencë e Bashkimit Evropian.
Megjithatë, të paktën për sa i takon qeverisë dhe institucioneve jemi përtej kësaj faze sepse ata kanë bërë thirrje pikërisht për ngritjen e asociacionit dhe nga ana e Serbisë plotësimin e detyrimeve për njohjen de facto (të Kosovës). Pra, tani jemi në pikën nëse dhe si do të zbatohen këto detyrime përtej këtyre kritikave që ju thatë se Bashkimit Evropian nuk i takonte ta bënte këtë propozim …
Konjufca: Unë mendoj se qasja që të dy shtetet duhet në mënyrë të pavarur dhe krejtësisht të shkëputur nga ndërlidhja e pikave të marrëveshjes së Ohrit, secila duhet të zbatojë pjesën e vetë, nuk është një plan që do të mund të ecë përpara. Ka shumë probleme, kryesisht se kush do të jetë i pari që do të bëjë hapin dhe në cilin drejtim. Ju duhet ta kuptoni që gjashtë pikat e para të marrëveshjes së Ohrit janë ndërtuar pikërisht për Kosovën. Dhe unë mendoj që kur ndërtohet një marrëveshje ndërkombëtare pikat e renditjes nuk janë të rastësishme. Do me thënë pjesa bazike, pjesa e parë e marrëveshjes janë pikat në favor të sovranitetit të Kosovës, për konsolidimin e mëtejshëm të sovranitetit të Kosovës. Pika që është vendosur në favor të Serbisë është pika e shtatë e marrëveshjes së Ohrit. Dhe aty thuhet Kosova e ka për obligim gjetjen e një forme të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk vendoset në një pako të përgjithshme, që është marrëveshja e Ohrit, e cila nuk është nënshkruar nga Serbia. Bashkësia Ndërkombëtare po thotë që nuk ka lidhje që nuk është nënshkruar, por qeveria e Kosovës mendon që është thelbësore që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga palët, ose nëse nuk nënshkruhet ajo është një letër pa vlerë.
Kjo në fakt varet nga ata që dëgjojnë, sepse ka patur disa komente lidhur me këtë. Por, në qoftë se nuk jam gabim, ju po thoni që nuk është ndoshta akoma momenti, ose Kosova nuk është e gatshme të fillojë zbatimin e kësaj pjese me këto rezerva që ju po shprehni, që tek fakti i pikave të marrëveshjes për projekt-statutin?
Konjufca: Nëse koncepti i vetëmenaxhimit nuk ndërtohet në një marrëveshje siç ishte ajo e Ohrit, që të jetë me njohjen e Kosovës, atëherë Kosova nuk ka kurrfarë obligimi që të bëjë hapa në drejtim të asociacionit. Në asnjë mënyrë. Pse? Sepse mendoj që nëse e hiqni njohjen nga ekuacioni i relacionit me Serbinë dhe nëse mbetet vetëm asociacioni, ky do të jetë një mekanizëm shumë i manipulueshëm dhe dhunë i shfrytëzueshëm në mënyrë negative nga ana e Serbisë për ta goditur Kosovën. Ne e dimë që ky asociacion do të përbëhej prej përfaqësuesve serbë, të cilët do të mund t’i kontrollonte ndonjë parti politike drejtpërdrejt nga ana e Vuçiqit dhe ata do ta ndërtonin asamblenë e këtij asociacioni.
Perëndimi në fakt po i kërkon të dyja, jo vetëm Asociacionin…
Konjufca: Nuk mendoj se perëndimi është serioz nga kuptimi qysh ia kërkon njohjen Serbisë për Kosovën. Deri tani, nuk më duket që Serbia ka ndjerë ndonjë presion serioz sa i përket njohjes së Kosovë. Unë mendoj se më shumë presion është bërë mbi Kosovën për asociacionin se sa mbi Serbinë për njohjen e Kosovës, nëse i krahasoni se për cilën çështje është bërë më shumë trysni. Kështu që unë mendoj se kjo është një qasje krejtësisht e gabueshme.
Kjo qasje nuk do të japë rezultate fare. Kjo qasje përkundrazi e bën Serbinë që të ndihet komode dhe Kosovën bile e rrezikon si qasje sepse ne mund ta përjetojmë edhe sulmin e ardhshëm nga Serbia, ashtu si më 24 shtator. Por, nëse ndryshon qasja ndërkombëtare, nëse Serbisë i bëhet me dije që bashkësia ndërkombëtare e kupton me saktësi se çfarë ka ndodhur me 24 shtator dhe e kupton saktë se cila është pjesa e përgjegjësisë së Serbisë lidhur me këtë akt agresioni dhe në vend të sanksioneve që po i bëhen Kosovës do t’i bëheshin Serbisë, atëherë unë mendoj që kemi shpresë se ndoshta Serbia mund të ndryshojë një ditë.
Por, nëse e gjitha çfarë shohim është trysnia vetëm ndaj Kosovës, nëse Kosova është ajo që po i vuan sanksionet dhe Serbia nuk ka kurrfarë trysnie dhe kurrfarë pasoje në marrëdhënie as me Shtetet e Bashkuara e as me Bashkimin Evropian unë mendoj që jo vetëm se Serbia nuk do të ndryshojë, por mendoj që do t’i rriten edhe më shumë ambiciet që ta cenojë Kosovën me ndonjë sulm të njëjtë, të agresionit siç ishte ai i 24 shtatorit.
Bashkimi Evropian dhe perëndimi në përgjithësi duke e patur parasysh edhe situatën e krijuar gjeopolitike dhe faktin që vitin që vjen ka edhe zgjedhje si në Bashkimin Evropian si në Shtetet e Bashkuara dhe vëmendja mund të shpërqendrohet, kanë kërkuar një zgjidhje të shpejtë dhe hapa sa më të shpejta drejtë normalizimit. Mendoni se kjo është kërkesë realiste në këto kushte që edhe ju përshkruat?
Konjufca: Ne mendojmë së pari si Republikë e Kosovës, si institucione të shtetit që zgjidhja më e mirë është në kuadër të njohjes – që të gjitha aranzhimet që mund të konceptohen nga Bashkësia Ndërkombëtare si obligime që ne i kemi si Kosovë nga e kaluara, por flas për marrëveshjet e mëhershme – këto do të vendosen në një pako më të madhe të zgjidhjes dhe kjo ishte përpjekje, unë besoj edhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, përpjekja për ndërtimin edhe të marrëveshjes së Ohrit.
Mirëpo, për Marrëveshjen e Ohrit, Presidenti i Serbisë e ka dhënë qëndrimin e vet që nuk vjen në shprehje nënshkrimi i saj. Shtrohet pyetja pse nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit Presidenti i Serbisë? Sepse aty është njohja de-facto e pavarësisë së Kosovës. Çfarë prodhon njohja de-facto? Do ta kuptoni që njohja de-facto prodhon konturat e njohjes de-jure, dalëngadalë për Kosovën. Në këtë marrëveshje nuk dëshiron që të hyjë Presidenti i Serbisë.
Atëherë Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka mekanizma që ta shtyjë Presidentin e Serbisë që të hyjë në kuadër të pakos së Marrëveshjes së Ohrit atëherë aq më pak ne pranojmë që të hyjmë në një marrëveshje për Asociacionin e cila është shkëputur prej procesit të përgjithshëm politik, prej pakos së përgjithshme e cila neve do të na sillte konsolidimin e sovranitetit karshi Serbisë, kjo është shumë ekzistenciale për Kosovën dhe pastaj ne do të ulemi dhe do të shohim me Bashkësinë Ndërkombëtare se si t’ia gjejmë një modus kësaj që Kosova e ka pranuar faktikisht që është një formë e menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë. Por, ju nëse doni ta shtyni Kosovën që pavarësisht gjithë kësaj vetëm të ulet Kosova dhe ta zbatojë Asociacionin, kjo nuk mendoj që është rruga kjo nuk mund të mendoj se do të prodhojë rezultate së paku le të themi në këtë periudhën afat-mesme të proceseve politike në Kosovë. /VoA/
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14