Flash News

Kosova

Thirrje raciste në stadium, ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë

Thirrje raciste në stadium, ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre për më shumë se gjysmë ore të martën, pasi tifozët vendas bënë thirrje dhe e shpalosën një banerë "Kosova është Serbi".

Kur kishin kaluar 17 minuta lojë në Arenën Kombëtare në kryeqytetin rumun, gjyqtari francez Willy Delajod e ndërpreu lojën pasi në pjesën mbrapa njërës portë u pa baneri diskiriminues dhe filluan thirrjet nacionaliste të tifozëve rumunë.

Futbollistët e Kosovës nuk pranuan ta vazhdonin lojën nën kushte të tilla.

Gjyqtari, më pas, udhëzoi futbollistët e të dyja kombëtareve që të kthehen në dhomat e zhveshjes.

UEFA njoftoi në uebsajtin e vet zyrtar se "për shkak të sjelljeve diskriminuese ndeshja u ndërpre deri në njoftimin e radhës".

Ajo është e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Kosova bën pjesë në Grupin I, ku janë edhe Zvicra, Rumania, Izraeli, Bjellorusia dhe Andorra.

Aktualisht Kosova ka siguruar vetëm katër pikë dhe gjendet e parafundit në tabelën e këtij grupi./rel

Të fundit