Flash News

Kosova

Kosova evakuon katër shtetas të saj nga Afganistani

Kosova evakuon katër shtetas të saj nga Afganistani

Kosova ka evakuuar katër shtetas të saj nga Afganistani.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila sqaron se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejt me shtetasit kosovarë atje.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bënë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar.

Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.

MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”, thuhet në komunikatë.

Katër shtetasit kosovarë që janë evakuuar nga Afganistani pritet të arrijnë sonte në mbrëmje në Kosovë, sqarojnë mediat në Kosovë.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova do të pranojë edhe refugjatë nga Afganistani, dhe se procedurat për strehimin e tyre kanë filluar para një muaji.

Afganistani është bërë kryelajm i mediave botërore prej ditësh, kjo për faktin se talibanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin e Kabulit.

Të fundit