Flash News

Kosova

Gjenden të pajetë biznesmeni dhe gruaja e tij në Kosovë

Gjenden të pajetë biznesmeni dhe gruaja e tij në Kosovë

Një tragjedi e rëndë është shënuar sot në Junik të Kosovës, ku burrë e grua kanë ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.

Pronari i fabrikës “Juniku”, biznesmeni Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofaj u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut

Paraprakisht dyshohet se tragjedia e rëndë është shkaktuar nga kontakti me energjinë elektrike.

Vdekjen e çiftit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike”, thuhet në njoftimin për mediat.

Për ngjarjen tragjike ka reaguar edhe komuna e Junikut në Kosovë.

“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku Tofaj. Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre. Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, thuhet në reagim.

Të fundit