Flash News

Kosova

Kryeministri Kurti kërcënohet me vdekje në Mitrovicë, nisin hetimet

Kryeministri Kurti kërcënohet me vdekje në Mitrovicë, nisin

Një grafit me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është zbuluar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Vasilia Ostrovski”, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00, ku është identifikuar një grafit i shkruar në gjuhën serbe me alfabet cirilik, i cili në përkthim në shqip thotë: “Me agimin që po lind në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur.”

Autoritetet nuk kanë arrestuar ende ndonjë person në lidhje me rastin dhe nuk ka të dyshuar, por me urdhër të prokurorit është hapur hetim penal për veprën penale “kanosje”.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Të fundit