Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, është një rezultat i drejtpërdrejtë i frustrimit të grumbulluar ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Kjo është një çështje serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se ky veprim synon të ushtrojë presion mbi udhëheqësit e Kosovës - veçanërisht mbi Kurtin - që të veprojnë në mënyrë konstruktive, të formojnë një qeveri dhe të riangazhohen në dialogun me Serbinë.
Kupchan thekson gjithashtu rëndësinë e kompromisit dhe të negociatave me mirëbesim midis të gjitha partive politike në Kosovë, për të rivendosur stabilitetin dhe për të ecur përpara.
“... kjo tregon se Uashingtoni po i ndjek ngjarjet dhe do të bëjë atë që gjykon se është e nevojshme, për të parandaluar paqëndrueshmërinë përpara se të ndodhë”, thotë Kupchan.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Kupchan, sa i rëndësishëm është vendimi i Uashingtonit për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën?
Charles Kupchan: Mendoj se kjo është një çështje serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, për një kohë të gjatë, nuk ka avancuar. Me ndryshimin e administratës në Uashington, kishte shpresë se presidenti [Donald] Trump - ashtu si gjatë mandatit të tij të parë - do të mund të riangazhohej në Dialogun Strategjik me Kosovën, në përpjekje për të ndërmjetësuar normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Dhe, tani, kemi një njoftim nga Ambasada [amerikane] në Prishtinë, që në thelb thotë: po tërhiqemi, po e pezullojmë Dialogun Strategjik.
Në shumë aspekte, kjo është një shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë në Kosovë, e cila praktikisht ka qenë në detyrë që nga zgjedhjet në fillim të këtij viti.
Por, po ashtu, është rezultat i një frustrimi të grumbulluar: janë dashur disa muaj për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, tani Kurti fyen Gjykatën Kushtetuese. Para zgjedhjeve, Kurti ka marrë vendime për një gamë të gjerë çështjesh - nisur nga ndalimi i dinarit serb deri tek instalimi i kryetarëve shqiptarë në veri apo mosçuarja përpara e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ka një perceptim të gjerë këtu në Uashington dhe në Evropë se Qeveria në Kosovë nuk po ndihmon në përmirësimin e situatës.
Ndaj, mendoj se pezullimi i Dialogut Strategjik është një shenjë pakënaqësie dhe frustrimi.
Radio Evropa e Lirë: Ambasada amerikane tha se veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Kurti, “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”. Sa i fortë konsiderohet ky paralajmërim në Uashington?
Charles Kupchan: Është një paralajmërim i fortë. Por, nuk mendoj se është ndryshe nga disa deklarata të bëra gjatë administratës së [presidentit Joe] Biden, kur anëtarë të ndryshëm flisnin hapur për veprimet e Qeverisë Kurti, duke i konsideruar si të panevojshme dhe provokuese.
Pas zgjedhjeve kishte shpresë se Kurti do të merrte një qëndrim më të moderuar dhe do të ulte nacionalizmin që përdorte si mjet politik para zgjedhjeve, por duket se kjo nuk ka ndodhur.
Ne shohim një vend që, për pjesën më të madhe të këtij viti, nuk ka pasur një qeveri funksionale. Ky është një problem.
Ne jetojmë në një botë me shumë probleme të mëdha - qoftë lufta në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme, tensionet në rritje me Kinën - dhe gjëja e fundit që na nevojitet, është rritja e paqëndrueshmërisë në Ballkan.
Radio Evropa e Lirë: Pse mendoni se SHBA-ja zgjodhi të pezullojë Dialogun Strategjik dhe jo të marrë ndonjë masë tjetër?
Charles Kupchan: Gjatë Qeverisë së mëparshme të Kurtit kemi parë se si Shtetet e Bashkuara, por edhe BE-ja kanë marrë hapa për të ulur nivelin e angazhimit të tyre me Kosovën.
Kjo është edhe një përpjekje tjetër për ta shtyrë Kurtin të ecë përpara, të formojë një qeveri funksionale dhe të riangazhohet në sfidat e vështira që ka Kosova dhe rajoni.
Pra, SHBA-ja po përdor presionin për ta shtyrë Kurtin të ketë një qasje më konstruktive, si në formimin e qeverisë, ashtu edhe në dialogun me Serbinë.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë humb në të vërtetë Kosova pa këtë dialog?
Charles Kupchan: Kosova e gjen veten më të izoluar.
Nga ana tjetër, Donald Trump e sheh veten si paqebërës dhe negociator, madje ka shprehur dëshirën të fitojë Çmimin Nobel për Paqe. Ai disa herë ka përmendur suksesin në dialogun Kosovë-Serbi. Në mandatin e parë ka pasur edhe një marrëveshje të negociuar nga [Richard] Grenell. Prandaj, kjo çështje është në radarin e Trumpit, dhe besoj se ai do të donte të arrinte përparim në këtë drejtim.
Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara.
Por, tani, kemi një situatë ku Prishtina jo vetëm që nuk po bën përpjekje konstruktive për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit [për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë], por, prej muajsh, nuk ka as qeveri funksionale.
Radio Evropa e Lirë: SHBA-ja, në të njëjtën kohë, po përgatit Dialogun Strategjik me Serbinë. A e ndryshon ekuilibrin rajonal pezullimi i procesit me Kosovën dhe avancimi i atij me Serbinë? Dhe çfarë rreziqesh sjell kjo?
Charles Kupchan: Kjo ka të bëjë kryesisht me dërgimin e një mesazhi.
Kur pyet se çfarë mjetesh ka SHBA-ja për të shprehur pakënaqësinë dhe për të ushtruar presion mbi Kurtin, një nga përgjigjet është pezullimi i Dialogut Strategjik.
Kjo është një përpjekje publike për të shtuar presionin mbi Kurtin, veçanërisht kur e krahason me Dialogun Strategjik me Serbinë. Angazhimi me Serbinë krijon presion publik që ai të formojë një qeveri dhe të rikthehet në dialogun me Beogradin.
Radio Evropa e Lirë: Kjo ndodh vetëm disa ditë pasi Kurti kritikoi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vonimin e procesit për formimin e qeverisë dhe e quajti atë një “hije politike të opozitës”. Sa i rëndësishëm është ky institucion për Uashingtonin, sipas mendimit tuaj?
Charles Kupchan: Është pak e vështirë për SHBA-në të kritikojë deklarata të tilla nga Kurti, ndërkohë që këtu në SHBA përballemi me tensione mes pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësorit, si dhe mes ekzekutivit dhe Kongresit.
Por, kemi parë në shumë vende - qoftë Hungari, Poloni apo Turqi - situata ku liderët e zgjedhur përpiqen t’i intimidojnë gjykatat, duke i akuzuar se janë kapur nga opozita. Ky lloj diskursi, ky lloj kërcënimi nga politikanët ndaj gjykatave, mendoj se ngre shqetësime për sundimin e ligjit.
Kjo ngriti shqetësime në lidhje me përpjekjet e mundshme të Kurtit për të tejkaluar kufizimet kushtetuese mbi pushtetin ekzekutiv. Mendoj se kjo është arsyeja përse ky lloj diskursi shkaktoi një reagim të fortë nga Shtetet e Bashkuara.
Radio Evropa e Lirë: Ambasada e SHBA-së tha se bisedimet mund të rifillojnë kur të jetë e përshtatshme. Çfarë mjetesh prisni që Uashingtoni të përdorë, nëse situata në terren nuk ndryshon?
Charles Kupchan: Mendoj se mjeti kryesor është izolimi. Mjeti kryesor është të mbash qeverinë - që në fakt nuk ekziston - por autoritetet e Kosovës në distancë të kontrolluar.
Nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara duan të ndërmarrin veprime që do të ishin kundërproduktive. Me fjalë të tjera, nuk do të thonë se po tërhiqemi nga rajoni, ose po i japim fund misionit të NATO-s këtu, sepse një gjë e tillë do të mund të çonte në pasoja edhe më të këqija.
Por, mendoj se mesazhi është i qartë: formoni një qeveri funksionale, veproni sipas sundimit të ligjit dhe procedurave përkatëse, dhe atëherë jemi të gatshëm të rikthejmë një marrëdhënie produktive me ju.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Uashingtoni dëshiron t’u dërgojë mesazh edhe udhëheqësve të tjerë në rajon, duke ndërmarrë këtë hap?
Charles Kupchan: Mendoj se ka një shqetësim në rajon se Shtetet e Bashkuara nuk janë mjaftueshëm të angazhuara. Ato kanë shumë çështje të tjera urgjente, të tilla si lufta në Ukrainë, lufta në Lindjen e Mesme, përballja me Kinën, me një situatë të tensionuar të brendshme...
Por, është një shenjë pozitive që ka veprime në këtë drejtim, sepse tregon se Uashingtoni po i ndjek ngjarjet dhe do të bëjë atë që gjykon se është e nevojshme për të parandaluar paqëndrueshmërinë përpara se të ndodhë, dhe për të ushtruar presion mbi një partner si Kosova...
Kosova është partnere e Shteteve të Bashkuara. Historikisht, që nga pavarësia, Kosova ka pasur marrëdhënie shumë të forta me SHBA-në.
Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës kaq i fortë.
Radio Evropa e Lirë: Si mendoni se do të reagojë Kurti tani?
Charles Kupchan: Është e vështirë të thuhet. Kurti ka qenë një lojtar i vështirë për Shtetet e Bashkuara që kur ka marrë detyrën.
Në njëfarë mënyre, ai e pëlqen këtë lloj përballjeje, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij, dhe kjo mund t’u shërbejë interesave të tij.
Por, unë mendoj se kjo është një strategji afatshkurtër.
Është në interes të Kosovës dhe të Kurtit që të ruajnë një marrëdhënie të fortë me Shtetet e Bashkuara, sepse, në fund të fundit, angazhimi i SHBA-së dhe i Evropës do të jetë thelbësor për të përfunduar procesin e normalizimit me Serbinë.
Radio Evropa e Lirë: Disa media në Prishtinë raportuan të premten pasdite se Ambasada e SHBA-së ka thirrur liderët e partive deri më tash opozitare, për të diskutuar formimin e qeverisë. A mund të ndodhë që Uashingtoni po konsideron të mbështesë një qeveri pa Kurtin?
Charles Kupchan: Mendoj se është shumë e vështirë të thuhet. Situata politike brenda Kosovës që nga zgjedhjet e fundit ka qenë jashtëzakonisht e paqëndrueshme.
Fakti që jemi në mes të shtatorit dhe ende nuk është formuar qeveria, tregon për mosfunksionimin që ka kapluar vendin. Ndaj, supozoj se Shtetet e Bashkuara po eksplorojnë çdo mundësi për të tejkaluar këtë bllokadë.
Radio Evropa e Lirë: Por, a mendoni se partitë deri tash në opozitë duhej të ishin treguar më fleksibile gjithashtu, në lidhje me formimin e qeverisë së re?
Charles Kupchan: Konsensusi dhe kompromisi janë thelbi i demokracisë. Nuk dua të fajësoj ndonjë parti të veçantë, por, duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë në rajon, të gjitha partitë duhet të bashkohen për të formuar një qeveri funksionale.
Kjo kërkon kompromis, lëshime dhe negociata me mirëbesim nga të gjitha palët./REL
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14