Flash News

Kosova

Kurti akuzon aleatët e Rusisë për ‘minimin’ e dialogut Kosovë-Serbi

Kurti akuzon aleatët e Rusisë për ‘minimin’ e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Samitin Global të 8-të të “Open Government Partnership” që po mbahet në Estoni.

Në fjalën që mbajti, Kurti tha se aleatët e Rusisë përmes dezinformimit po ndikojnë në procesin e dialogut, rrjedhimisht në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetë, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen”, tha kryeministri.

Ai tha më tej se gjatë kohëve të ndjeshme, kur Kosova është e përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, por edhe për përfshirjen e plotë të minoriteteve në proceset demokratike të shtetit, pa ndikim nga jashtë, këto kërcënime kibernetike, sikurse dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera janë veçmas përcaktuese”, tha Kurti.

Kurti në Estoni ka takuar edhe kryeministren Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP).

“Biseduam për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP”, shkruan kryeministri në Facebook.

 

Të fundit