Flash News

Kosova

Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO pas takimit me Stoltenberg

Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO pas takimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO pas takimit me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Gjatë fjalës në konferencën për mediat krah Stoltenberg, Kurti tha se institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë arsye të jenë vigjilent në agjendën e dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën.

Kemi një vizion të qartë, ne kërkojmë anëtarësim në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që vendet anëtare na kanë dhënë ne. Jemi të gatshëm që të kontribuojmë në çdo operacion të NATO-s, me të gjitha kapacitetet tona.

Kërcënimet rreziqet dhe sfidat që NATO-ja i përballon sot ndjehen edhe nga vendi jonë. Institucionet kanë arsye të jenë vigjilent në agjendën e dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën. Qeveria dhe populli i Kosovës e mirëpret besimin dhe përkushtimin tuaj për paqe të qëndrueshme dhe sigurinë”, është shprehur kryeministri Kurti.

Ndërkaq sekretari Stoltenberg ka ripërsëritur se në rast të rrezikimit të stabilitetit të Kosovës, misioni i KFOR-it është i gatshëm të ndërhyjë.

“Veprimet tona do të jenë të matura, dhe do të bëjmë çdo gjë që do të jetë e mundur për të mundësuar që të mos ketë përshkallëzim të situatës në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Stoltenberg u kërkoi Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet, pasi sipas tij të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut politik.

 

Të fundit