Flash News

Kosova

Kurti kërkon që Serbisë t'i bëhet presion: Gurët e varreve ankohen për mos ndëshkimin e fajtorëve

Kurti kërkon që Serbisë t'i bëhet presion: Gurët e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se udhëheqësve politike të Serbisë duhet t’i bëhet presion që të pranojë krimet që kanë bërë në Bosnjë, Kosovë e Kroaci. Ai shtoi se Srebrenica është masakra më e rëndë që ka ndodhur në kontinentin evropian pas luftës së dytë botërore.

“Udhëheqjes politike të Serbisë duhet t’i bëhet presion i pandalshëm nga të gjithë gjithandej deri sa të njoh dhe pranoj që ka bërë krime që ka bërë në Bosnje, Kosovë e Kroaci, të kërkoj falje e të nis një proces i ndëshkimit të kriminelëve”, ka thënë ai.

Kurti u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Millosheviçi vdiq pa u ndëshkuar, ndërsa mbi 4 mijë ushtarë serb dhe bashkëpunëtorë të tij janë në pushtet dhe vendimmarrës.

“Gurët e varreve ankohen për mungesën e ndëshkimit të fajtorëve. Millosheviqi kasapi i Ballkanit vdiq i pa dënuar. Bashkëpunëtorët e tij, mbi 4 mijë ushtarak serb të dërguar në Bosnje dhe Hercegovinë nga Serbia, shumica jo vetëm që janë të lirë po ka të atillë që janë në pushtet e vendimmarrës”, tha Kurti.

 

Të fundit