Flash News

Kosova

Kurti kërkon sanksionim ndërkombëtar për Serbinë: Do të përsërisë krimin nëse nuk ndëshkohet

Kurti kërkon sanksionim ndërkombëtar për Serbinë: Do

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar që Serbia të sanksionet dhe të ndëshkohet ndërkombëtarisht pas ngjarjes së të dielës, ku një grup i terroristëve serbë vranë policin  Afrim Bunajku në Banjskë të Zveçanit, .

Sipas tij, nëse nuk merren të tilla veprime, Serbia mund ta përsërisë tha ai krimin.

“Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet që të sanksionet e ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon pa u ndëshkuar atëherë ajo do të përsërisë krimin. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin profesionistët serbë që sulmuan në Banjskë të Zveçanit të dielën janë që të gjitha nga Seeërbia dhe të freskëta në kohë”, tha ai.

“Lufta kundër krimit e terrorit të sponsorizuar vazhdon dhe ajo do të [përfundoj doemos me fitoren e shtetit tonë të pavarur, Republikës së  Kosovës, vlerave edhe interesave të saj, të qytetarëve të saj, të të gjitha komuniteteve të saj pa dallim”, tha Kurti në Kuvedin e Kosovës. 

 

Të fundit