Flash News

Kosova

Kurti para nisjes së samitit: BE ka bërë një padrejtësi të madhe ndaj Kosovës, Bashikimi Europian duhet të bëhet Europë

Kurti para nisjes së samitit: BE ka bërë një padrejtësi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një prononcim për mediat para kur ka mbërritur në Slloveni për samitin e Brdos, i cili do të bëjë bashkë liderët e rajonit dhe diplomatët e lartë të BE-së.

Ai është shprehur se BE ka bërë një padrejtësi të madhe ndaj Kosovës me mos liberalizimin e vizave. Kurti shtoi se shpreson që në këtë samit BE do t'i qëndrojë besnike vlerave të saj.

“Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë”.

Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi si projekti më i rëndësishëm politik dhe proces historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Kurti.

Ky i fundit shtoi se BE-ja duhet të çelë negociatat për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kurti tha se "ne jemi në Europë, por BE-ja duhet të bëhet Europë".

 

Të fundit