Flash News

Kosova

Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Serbia po kërcënon me luftë

Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Serbia po

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Ai tha se Serbia po kërcënon sërish me luftë.

“Ajo që ne e dinim prej kohësh u sipërfaqe në mënyrën më të egër të mundshme. Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e forcave të tyre ushtarake të cilat kanë kryer gjenocid në Kosovë”, tha Kurti.

Sipas tij, Beogradi zyrtar po sillet si para 23 viteve dhe udhëhiqet me një kastë të njëjtë politikanësh.

“Serbia nuk po e fsheh që kërkon të vazhdojë luftën që e humbi. Kjo përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë dhe paqen në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

 

Të fundit