Flash News

Kosova

Kurti: Qeveria do të japë 100 Euro për çdo fëmijë për fundvit

Kurti: Qeveria do të japë 100 Euro për çdo

Kryeministri i Kosovës tha sot në  në mbledhjen e qeverisë, se ddo të japin nga 100 euro për çdo fëmijë, në varësi të të ardhurave të familjes. 

Qeveria jonë përkujdeset për të gjithë brezat, e veçanërisht për ata që kanë nevojë… Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve bazuar në të ardhurat e familjes. Besoj ju kujtohet premtimi se çdo vit secili fëmijët do të përfitojnë 50, 100 apo 150 euro varësisht nga të ardhurat e prindërve.

Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje duke filluar me zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga prindërit përfitues ashtu që të ketë dallim në mbështetje…Ata që kanë më pak të ardhura të përfitojmë më shumë”, tha Kurti.

Të fundit