Flash News

Kosova

Kurti thirrje serbëve në veri: Distancohni nga Vuçiç, ai kërkon luftë

Kurti thirrje serbëve në veri: Distancohni nga Vuçiç, ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu kërkoi serbëve në veri të Kosovës që  të distancohen nga grupet kriminale dhe "regjimi i Aleksandër Vuçiçit, i cili i financon dhe kërkon luftë”.

Ai akuzoi Serbinë se dëshiron të kërcënojë integritetin territorial të Kosovës dhe se dëshiron të destabilizojë gjithë rajonin e Ballkanit.

Kurti theksoi se të gjitha institucionet e Kosovës do të jenë vigjilente për të mundësuar vendosjen e paqes, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Kjo deklaratë erdhi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i cili mbajti një takim të jashtëzkonshëm për shkak të tensioneve që po përshkallëzohen në veri.

 

Të fundit