Flash News

Kosova

Kushtetuesja bllokon formimin e qeverisë në Kosovë deri më 30 shtator

Kushtetuesja bllokon formimin e qeverisë në Kosovë deri më

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Masa do të jetë në fuqi nga 5 shtatori deri më 30 shtator.

Kjo masë u vendos nga Gjykata në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Kushtetuesja tha se e pranoi kërkesën për masë të përkohshme, sepse ajo i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi për koment Qeverinë në detyrë të Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

 

Të fundit