Flash News

Kosova

Lista Serbe jashtë zgjedhjeve lokale, reagon OSBE: Po miniohet pluralizmi demokratik

Lista Serbe jashtë zgjedhjeve lokale, reagon OSBE: Po miniohet pluralizmi

Vjen reagimi nga misioni i OSBE-së në Kosovë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në komunikatën e saj, OSBE ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së plotë të të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor dhe ruajtjen e pluralizmit demokratik.

OSBE shton se “e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme është një themel i qeverisjes demokratike dhe një element thelbësor i jetës politike gjithëpërfshirëse.”


“Përjashtimi i aktorëve politikë minon pluralizmin demokratik, dobëson besimin në institucionet dhe redukton mundësitë për të gjitha komunitetet që të përfaqësohen në mënyrë të drejtë”, vijon tutje reagimi i OSBE.

Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur gjithashtu se do të “vazhdojë të monitorojë situatën nga afër, duke përfshirë edhe procedurat ligjore që mund të zhvillohen më pas përmes Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore (PAZP) si përgjigje ndaj vendimit për moscertifikimin e Listës Serbe.”

 

Të fundit