Flash News

Kosova

Masakra me 4 të vrarë në autobusin e nxënësve në Deçan, reagon Vjosa Osmani: Të zbulohen sa më parë autorët e krimit

Masakra me 4 të vrarë në autobusin e nxënësve në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas masakrës që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë katër persona, mes tyre edhe dy të mitur.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka kërkuar që të zbulohen sa më shpejt autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.

Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.  Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.

Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.

Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, shkruan Osmani.

 

Të fundit